Ballina Kronike Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues! 3 të...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues! 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku një taksi është përplasur me një furgonin që transportonte mësues.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara dy gra dhe një vajzë, të cilat janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore  jashtë rrezikut për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur autobusi me mësues po dilte në superstradë dhe është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks