Ballina Aktualitet Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ

Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga Gjykata e Lartë u zgjodh fitues Sandër Simoni, përballë Arbena Ahmetit.

Simoni u zgjodh pas hedhjes së shortit, pasi në votim të dy kandidatët kishin numër të njëjtë votash, nga 179 secili.

Ndërkohë, sa i përket garës për Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga ku do të dalë një fitues për anëtar në KLGJ, garuan gjyqtaret Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.

Po ashtu, në garë janë edhe Fatri Islami i Gjykatës së Apelit dhe Igerta Hysi e Gjykatës së Posaçme.

Anëtarët e rinj që do të zgjidhen do të zëvendësojnë në KLGJ Klodian Kurushin, i zgjedhur në vitin 2021, Ridvan Hadon, i zgjedhur në vitin 2021, dhe Irena Plakin, e zgjedhur në vitin 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks