Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishin përfshirë disa çështje që lidhen me administrimin financiar dhe funksionimin e institucionit.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe në Programin Buxhetor Afatmesëm 2026–2029, si dhe raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit për 4-mujorin e dytë të vitit.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte përcaktimi i tavaneve përfundimtare të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2027–2029, në kuadër të planifikimit të mëtejshëm financiar të Këshillit të Qarkut.
Në mbledhje u trajtua gjithashtu propozimi për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të Shkëlzen Pjetër Vukajt.
Pas shqyrtimit të çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, mbledhja vijoi me diskutime jashtë rendit të ditës, ku u trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë dhe problematikat në territorin e Qarkut Shkodër.






