Ballina Kronike Policia e kishte shpallur në kërkim, burri shkodran shkon në spital dhe...

Policia e kishte shpallur në kërkim, burri shkodran shkon në spital dhe humb jetën atje

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka humbur jetën shtetasi K. D., 48 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte paraqitur në spital, paraditen e djeshme, për ndihmë mjekësore, pasi vuante nga një sëmundje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks