Ballina Kronike Një person plagoset me armë zjarri në Lezhë, niset me urgjencë drejt...

Një person plagoset me armë zjarri në Lezhë, niset me urgjencë drejt Traumës

Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka plagë në pjesën e barkut.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar. Deri në këto momente, nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga policia.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks