Ballina Politike “Shteti ka rënë”, kreu i PD-së Ardit Cylybyli sulmon Ramën: Po feston...

“Shteti ka rënë”, kreu i PD-së Ardit Cylybyli sulmon Ramën: Po feston ndërsa tronditen institucionet e sigurisë

Kreu i PD-së, Ardit Cylybyli, ka reaguar përmes një deklarate publike pas zhvillimeve të fundit që lidhen me drejtues dhe ish-drejtues të institucioneve të sigurisë. Në reagimin e tij, Cylybyli e nis deklaratën me akuzën se “shteti ka rënë”, duke e lidhur situatën me vendimin për masën e arrestit në shtëpi ndaj kreut të SHISH-it dhe kontrollet e raportuara në banesën e ish-drejtorit të Policisë.

Statusi i kreut te PD, Ardit Çylybyli:

SHTETI KA RËNË, ndërsa Rama merret me “Praninë Besnike”.
Sot arrest shtëpie për kreun e SHISH-it, kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë.
Kur preken majat e institucioneve të sigurisë, nuk mjafton heshtja. Duhet përgjegjësi politike.
Ndërkohë, njerëzit më të rëndësishëm të “Pranisë Besnike” hanë dardhë çdo ditë në kurriz të shqiptarëve.
Shteti po rrënohet, pushteti vazhdon festën dhe fasadën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks