Ballina Politike Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit politikë e ministrat...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit politikë e ministrat në selinë e PS-së

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të premten pasdite në orën 17:30 në selinë e PS-së, në një mbledhje të thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas informacioneve, në fokus të mbledhjes do të jetë përcaktimi i datës së Asamblesë së Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë pritet të zhvillohet gjatë ditëve të para të shtatorit.

Takimi i Kryesisë vjen në kuadër të përgatitjeve të strukturave të PS-së për aktivitetin politik të muajit shtator dhe përcaktimin e axhendës së mëtejshme të partisë. Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.

Reflektimin për një qasje të re ndaj problematikave të qytetarëve, Partia Socialiste e ka mishëruar në dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks