Një vatër zjarri u shfaq mesditën e së enjtes në zonën pyjore të Fushë Arrëzit, pranë fshatit Orosh. Flakët rrezikonin të përhapeshin drejt pyjeve me pisha, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të situatës.
Fushë Arrëzi konsiderohet një nga zonat më të ekspozuara ndaj zjarreve, veçanërisht për shkak të sipërfaqeve të mëdha me pisha të zeza, të cilat përbëjnë rreth 70% të masivit pyjor.






