Ballina Aktualitet Shkodër/ I moshuari b*e nga kati i dytë i banesës, dërgohet me...

Shkodër/ I moshuari b*e nga kati i dytë i banesës, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinema Republika në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se ai ka pesuar frakturë në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks