Ballina Aktualitet Spahia: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lapsus politik...

Spahia: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia duke komentuar deklarata e Edi Ramës në lidhje me debatin e fundit me Vuçiç, ka shkruar se, ‘të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.’

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lojë fjalësh apo një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i historisë dhe një ofendim ndaj gjakut të derdhur.
Një shtet mund të humbasë vetëm atë që i përket me të drejtë. Kosova nuk ka qenë kurrë pronë e Serbisë që ajo ‘ta humbte’. Kosova ka qenë historikisht zemra e Dardanisë e pushtuar me zjarr e hekur dhe e mbajtur peng për dekada të tëra përmes terrorit shtetëror, spastrimeve etnike dhe gjenocidit të një opresori gjakatar.
Nuk kemi të bëjmë me një ‘humbje’ të Beogradit, siç shprehet argati vella i Vuçiç dhe mjerisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Kosova fitoi lirinë! Ajo çfarë ndodhi ishte rikthimi i një të drejte natyrore e hyjnore që shqiptarëve u ishte mohuar me dhunë.
Ta trajtosh Kosovën si territor që i rrëshqiti nga duart Serbisë është të flasësh ekzaktësisht me gjuhën dhe narrativën e antishqiptarëve. Është një konstatim qëllimisht mjeran dhe thellësisht antishqiptar, sepse liria e një populli nuk përkufizohet kurrë si ‘humbje’ e opresorit, por si fitore e të shtypurit.
Kosova nuk u humb nga askush. Kosova fitoi veten, fitoi të drejtën për të qënë e lirë dhe sovrane!
Kur je vasal i antishqiptarëve dhe drejton një forcë politike, themelet e së cilës u ngjizën nga vetë opresori serb, gjuha e padronit është e vetmja që di të flasësh.
Nuk mund të ulesh në karrigen e kryeministrit të shqiptarëve, kur mendon, reagon dhe flet si zëdhënës i Beogradit!
Rama jepe dorëheqjen sepse përveçse hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks