Ballina Aktualitet Pas sezonit veror, nga e hëna rruga “Ura Dervishbeg” rikthehet me një...

Pas sezonit veror, nga e hëna rruga “Ura Dervishbeg” rikthehet me një sens lëvizje

Pas përfundimit të sezonit veror dhe fluksit të turistëve e vizitorëve, ndryshon mënyra e qarkullimit në rrugën “Ura Dervishbeg”. Duke nisur nga e hëna, 28 shtator, segmenti rrugor nga Sheshi “Perash” në drejtim të Parrucës do të funksionojë me një sens lëvizjeje.

Sipas njoftimit, automjetet do të lejohen të qarkullojnë vetëm nga Sheshi “Perash” drejt Parrucës, ndërsa lëvizja në drejtimin e kundërt nuk do të lejohet. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse gjatë lëvizjes në këtë aks. Ndryshimi i qarkullimit vjen pas përfundimit të periudhës së sezonit veror, gjatë së cilës kjo zonë ka pasur një fluks të shtuar të turistëve dhe vizitorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks