Ballina Kronike 75-vjeçari rrëzohet në një terren të thepisur në Shalë, dërgohet me dëmtime...

75-vjeçari rrëzohet në një terren të thepisur në Shalë, dërgohet me dëmtime fizike ne spital

Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor në zonën e Shalës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:30, shtetasi me inicialet P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, ka pësuar dëmtime fizike si pasojë e rrëzimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë të moshuarit.

Ndërkohë, në vendngjarje po shkon edhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks