Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor në zonën e Shalës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:30, shtetasi me inicialet P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, ka pësuar dëmtime fizike si pasojë e rrëzimit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë të moshuarit.
Ndërkohë, në vendngjarje po shkon edhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






