Ballina Kronike Operacioni “Monitorimi” në Vau të Dejës, arrestohen vëlla e motër për kultivim...

Operacioni “Monitorimi” në Vau të Dejës, arrestohen vëlla e motër për kultivim kanabisi.

Policia e Vau të Dejës ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”, i zhvilluar në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve intensive në territorin e fshatit Kroni i Madh, shërbimet e policisë konstatuan një numër të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, policia identifikoi, kapi dhe arrestoi dy persona, vëlla e motër, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga ranë shtetasit Pal Pepaj, 33 vjeç, dhe Agetina Pepaj, 43 vjeçe, banues në fshatin Kroni i Madh.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Kroni i Madh, D.D., 51 vjeç, si dhe ndaj vrojtuesit të pyjeve, N.G., 56 vjeç.

Policia bën të ditur se kontrollet dhe monitorimet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me synim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks