Është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë protesta e thirrur sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndryshe nga herët e kaluara, në protestën e sotme nuk kishte një skenë të ngritur dhe fjalime, por vetëm një podium të vogël, ku Berisha nuk mbajti fjalë, por u bënë vetëm disa thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Pas kësaj, protestuesit kërkuan të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, por siç ishte njoftuar nga policia, kjo nuk përfshihej në autorizimin e dhënë dhe policia e kundërshtoi këtë veprim me një kordon të efektivëve të policisë dhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.
Nga ana tjetër nuk mungoi as këtë herë molotovi, gurët dhe fishekzjarrët, që në ditën e sotme u drejtuan te kordoni i policisë. Sakaq, uji nuk kurseu as Berishën, që zgjodhi këtë herë të qëndrojë në frontin e parë, bashkë me njerëzit e tij të afërm.
Në fund drejtuesit e protestës i drejtuan protestuesit në selinë e Partisë Demokratike.
Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD.






