Ballina Politike 90 minuta protestë mes motolovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve drejt efektivëve, policia kundërpërgjigjet...

90 minuta protestë mes motolovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve drejt efektivëve, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës, Berisha ‘blindohet’ nga truprojat

Është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë protesta e thirrur sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndryshe nga herët e kaluara, në protestën e sotme nuk kishte një skenë të ngritur dhe fjalime, por vetëm një podium të vogël, ku Berisha nuk mbajti fjalë, por u bënë vetëm disa thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Pas kësaj, protestuesit kërkuan të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, por siç ishte njoftuar nga policia, kjo nuk përfshihej në autorizimin e dhënë dhe policia e kundërshtoi këtë veprim me një kordon të efektivëve të policisë dhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.

Nga ana tjetër nuk mungoi as këtë herë molotovi, gurët dhe fishekzjarrët, që në ditën e sotme u drejtuan te kordoni i policisë. Sakaq, uji nuk kurseu as Berishën, që zgjodhi këtë herë të qëndrojë në frontin e parë, bashkë me njerëzit e tij të afërm.

Në fund drejtuesit e protestës i drejtuan protestuesit në selinë e Partisë Demokratike.

Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks