Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka publikuar vendimet e fundit disiplinore, ku në fokus janë edhe ndëshkimet ndaj KF Vllaznia dhe ekipit të vajzave.
KF Vllaznia është dënuar me gjobë në masën 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, pas hedhjes së sendeve në fushën e lojës.
Ndërkohë, ndëshkime më të rënda janë dhënë për ekipin e vajzave të Vllaznisë. Zyrtari i klubit, Lazer Matija, është pezulluar me 10 ndeshje nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FSHF, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjithashtu, atij i është ndaluar hyrja në stadiume deri në përfundim të dënimit.
Po ashtu, shtatë futbolliste të KF Vllaznia Vajza janë pezulluar me nga 5 ndeshje secila për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Bëhet fjalë për:
- KF Vllaznia Vajza – Ambra Reshiti
- Jysila Kolekaj
- Desara Lorja
- Ecrin Ileri
- Besarta Guri
- Franceska Hila
- Keida Hasaj
Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, të gjitha dënimet janë marrë në bazë të Kodit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së.






