“E bajmë dasmën”! Me këtë ftesë në një prej oborreve karakteristike shkodrane, atë të muzeut “Oso Kuka” u organizua një dasëm e veçantë dhe krejt ndryshe prej të tjerave. Nuk kishte një dhëndërr me nuse, por një orkestër nën drejtimin e maestro “Lorenc Radovanit” që interpretoi këngët e ritualit të dasmës shkodrane për një kauzë.
Të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë për fëmijët autik dhe prandaj përveç qytetarëve të shumtë, ju bashkuan edhe autoritetet vendore të Shkodrës si dhe bizneset.
E kanë shijuar pa fund këtë mbrëmje dhe muzikën e përcjellë nga artistët e rinj, prandaj qytetarët shkodranë thonë se mbrëmje të tilla nevojiten edhe më shumë.
Synohet që kjo nisëm të kthehet në një traditë për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve autik duke ju siguruar seanca terapie.