“Madre Teresa No Greater love”,  është filmi dokumentar që u prezantua në Vatikan në përvjetorin e 25 të vdekjes së Nënë Terezës. Madje Vatikani ka publikuar materiale të rralla të arkivit të urdhërit të saj (Urdhëri i Misionareve të Nënë Terezës) si dhe një monedhë simbolike në kujtim të jetës së Shën Terezës.

Që nga 5 shtatori 1997 kur shenjtorja shqiptare mbylli jetën e saj tokësore në shërbim të më të varfërve të botës, të sëmurëve, të braktisurve por duke mos e reshtuar misionin e saj dhe pas vdekjes, e që u vlerësua më 5 shtator 2016 me shpalljen Hyjni nga Papa Francesco.

Në nderim organizata katolike amerikane Cavalieri di Colombo ka realizuar një film dokumentar me materiale të rralla të gjetur në arkivin e Urdhërit të Misionareve të Nënë Terezës.

Filmi dokumentar prej datës 8 tetor do të prezantohet në 900 salla kinematografike amerikane e kanadeze për të mbërritur më pas në Europë.

“Realizimi i këtij dokumentari ka si qëllim që t’i rrëfej brezave që nuk e kanë jetuar e të rinjve jetën e vërtetë e veprën e Nënë Terezës” është shprehur në Vatikan Patrick Kelly Kavaleri Suprem i Urdhërit të Kavalerierë të Kolumbisë.

Nën regjinë e Davide Nagliere, materiali në rreth 2 orë rrëfen udhëtimin humanitar nga lagjet më të varfëra e problematike të botës, si Bronx, Calcuta, Rio De Janiero, Kenia e përmes rrëfimeve të personave që e kanë takuar dhe i ka ndihmuar përcjell misionin e saj të paqes e shërbimit ndaj njerëzimit e më nevojtarëve të botës. 

Ndërkaq monedha e veçantë e cila do të të mbaj portretin e Shën Terezës, është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizoj figurën e Nënë Terezës ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shenjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjimin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.

Por Nënë Tereza kujtohet e festohet në Itali e në Vatikan dhe nga komuniteti i madh i shqiptarëve dhe i kosovarëve që jetojnë në këtë vend.

Në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno, në rajonin e Marche, komuniteti i shqiptarëve i ka dhuruar qytetit shtatoren monumentale të Nënë Terezës vepër e skulptorit shqiptar Kastriot Shkreta.

Nënë Tereza do të kujtohet sot në mesha të shumta që do të mbahet në territorin italian e në aktivitete organizuar nga komuniteti i besimtarëve dhe i devotëve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu