Çdo fillim shtatori, brigjet e liqenit të Shkodrës bëhen mikpritëse të një prej aktiviteteve më të veçanta sportive “Triathlon labeat”. Një kompeticion tre garësh në not, ciklizëm dhe vrapim, që synon jo vetëm promovimin dhe ruajtjen e një tradite të hershme të kryeqendrës së veriut, por edhe një ftesë për të jetuar shëndetshëm duke u marrë me sport. Bashkia e qytetit dhe “Albania Water Sport” e shtrinë hartën gjeografike të pjesëmarrësve, jo vetëm për nga moshat, por edhe vendet që ato vijnë.
Bledar dhe Leonel Mesi janë babë e bir që morën pjesë në garat e zhvilluara dhe dolën fitues të vendit të parë në kategoritë respektive.
Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia premton mbështetje të vazhdueshme për nisma të tilla, që synojnë promovimi turistik, sportiv e kulturor të Shkodrës.
Itinerari i garave ishtë ndarë: në not 750 metra me nisje nga qendra e Shirokes, çiklizëm 20 kilometra dhe vrapim 5 kilometra. Për më të mirët në fund u ndanë çmimet, ndërsa aktiviteti lë takimin e tij për vitin e ardhshëm, si një mundësi kështu për të promovuar, por edhe angazhuar të rinjtë në të tilla sporte.