Kreu i PD Malesi e Madhe Fredi Sterkaj ka shperndare nje mesazh falenderimi pas zyrtarizimit te listave te kandidateve per deputet. Ne rrjetin social ai shkruan:
Mesazh falënderimi për strukturat drejtuese të PD-së, Kryesinë e PD-së, Këshillin Kombëtar, në veçanti për Kryetarin, Doktor Profesor Sali Berishën, për vlerësimin që na ka bërë në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë të Qarkut Shkodër, duke na përfaqësuar me deputetin aktual, zotin Ramadan Likaj. Ky vlerësim ishte për të gjithë ata demokratë që u përfshinë masivisht në procesin e primareve. Prandaj, ky vlerësim do të na inkurajojë edhe më shumë për një fitore historike në zgjedhjet politike të 11 majit, për t’ia kthyer Malësinë malësorëve.