Vlorë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xhilaj, 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






