Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit përballë kompleksit “Zmijani”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në njërin prej automjeteve, tip “Benz”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.






