Ballina Politike Marjana Koçeku dënon dhunën ndaj protestuesve: Pushteti po demonstron pafuqinë e vet

Marjana Koçeku dënon dhunën ndaj protestuesve: Pushteti po demonstron pafuqinë e vet

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas ngjarjeve të sotme gjatë protestës, duke dënuar dhunën e ushtruar nga Policia ndaj protestuesve.

Statusi:

Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks