Ballina Politike PD Shkodër nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Ardit Çylybyli mbledh Kryesinë: Në...

PD Shkodër nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Ardit Çylybyli mbledh Kryesinë: Në fokus propozimi i kandidatëve

Kryesia e Partisë Demokratike në Shkodër ka zhvilluar një mbledhje ku në fokus kanë qenë diskutimet dhe organizimi për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjatë takimit, të drejtuar nga kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, është diskutuar mbi procesin e propozimit të kandidatëve, alternativat e mundshme dhe rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, ku të merret në konsideratë mendimi i strukturave dhe i demokratëve të Shkodrës.

Statusi i plotë:

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PD Shkodër, nisëm diskutimet dhe organizimin për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në fokus të takimit ishte procesi i propozimit të kandidatëve, diskutimi mbi alternativat dhe rëndësia e një procesi gjithëpërfshirës, ku të dëgjohet zëri i strukturave dhe i demokratëve të Shkodrës.

Përgatitjet nisin me përgjegjësi, bashkëpunim dhe angazhim për sfidat që na presin.

Shkodra meriton vëmendje, përkushtim dhe një proces të hapur për të ardhmen e saj!                         Të bashkuar drejt fitores ✌️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks