Ballina Politike Spahia takim me zv/kryetarin e parlamentit të Malit të Zi: Faktori shqiptar...

Spahia takim me zv/kryetarin e parlamentit të Malit të Zi: Faktori shqiptar rol të jashtëzakonshëm në rrugën drejt integrimit në BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me zv/kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Me një reagim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se, ka përgëzuar Camajn për rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke qenë disa hapa përpara Shqipërisë në këtë proces dhe për rolin e jashtëzakonshëm që faktori shqiptar ka patur dhe ka në mbështetje të këtij rrugëtimi!

*Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:*

Kënaqësi e veçantë të zhvilloja një takim vëllazëror dhe shumë konstruktiv me Z. Nikollë Camaj, Zv/Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Në qendër të bisedës sonë ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, me një fokus të posaçëm te përmirësimi i pozitës së shqiptarëve, mbrojtja e të drejtave dhe rritja e përfaqësimit institucional të tyre. Ruajtja e identitetit tonë kombëtar është një mision i shenjtë që na bashkon të gjithëve.

E përgëzova Z. Camaj për progresin e rëndësishëm që Mali i Zi ka bërë në rrugën e integrimit Europian duke qenë disa hapa përpara Shqipërisë në këtë proces dhe për rolin e jashtëzakonshëm që faktori shqiptar ka patur dhe ka në mbështetje të këtij rrugëtimi!

Diskutuam gjithashtu për situatën në Shqipëri, protestën qytetare, betejat dhe përpjekjet e vazhdueshme të Partisë Demokratike dhe opozitës Shqiptare në denoncimin e lidhjeve me krimin e organizuar, trafikun e drogës, korrupsionin si dhe nevojën për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Çështje dhe problematika me rëndësi të veçantë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndamë të njëjtin vizion mbi domosdoshmërinë e gjallërimit dhe aktivizimit të Grupeve Parlamentare të Miqësisë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Malit të Zi. Dialogu i vazhdueshëm dhe mbështetja e ndërsjellë përmes këtyre mekanizmave janë garanci jo vetëm për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale, por edhe për konsolidimin e vlerave demokratike dhe përshpejtimin e integrimit europian të dy vendeve tona.

E falënderova Z. Camaj për mikpritjen dhe shkëmbimin e frytshëm të ideve, duke i shprehur vlerësimin dhe mbështetjen për arritjet e deritanishme të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Gatishmëria dhe vullneti për të kontribuar në dobi të shqiptarëve kudo ndodhen do të jenë gjithmonë të palëkundura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks