Ballina Sport Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë / Kuqeblutë mundën në...

Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë / Kuqeblutë mundën në finale Albpetrolin 4-2, vitin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë

Pasi më herët u shpall fitues i vendit të parë në grupin A të Kategorisë së Tretë duke realizuar objektivin e kualifikimit në Kategorinë e Dytë, Vllaznia B e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku bën realitet edhe fitimin e titullin kampion të kësaj kategorie. Ajo mundi Albpetrolin me rezultatin 4 me 2 në “Shtëpinë e Futbollit”. Takimi u dominua tërësisht nga kuqeblutë, të cilët  e zhbllokuan rezultatin në minutën e 24-t me golin e shënuar nga kapiteni Enes Papaj, i cili shndërroi në gol një penalltie të akorduar në favor të Vllaznisë. Me avantazhin e kuqebluve  1 me 0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që edhe 45 minutëshi i pjesës së dytë është nën kontrollin e Vllaznisë. Në vijim të sulmeve kuqeblu, vijnë edhe dy gola të tjerë me autor Irdi Zekaj dhe Alex Naza, përkatësisht në minutat 57 dhe 60. Pas këtij rezultati ka një reagim nga Albpetroli, i cili pas një penalltie të akorduar në favor të tij shënon në minutën e 71-të me autor Hyskën, por Vllaznia B është kundrapërgjigjur  mejëherë duke rikthyer epërsinë e thellë me golin e katërt të shënuar nga Klajti Halili. Në fund të ndeshjes, pas një vendimi të diskutueshëm, arbitri akordoi edhe një penallti tjetër në favor të Albpetrolit, të cilin e ktheu në gol Gjoni, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit, i cili u mbyll me fitoren e merituar të Vllaznisë B me rezultatin 4-2. Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve nga Federata Shqiptare e Futbollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks