Ballina Aktualitet Velipoja Grand Europa Resort, mes më të mirëve në Shqipëri / Fiton...

Velipoja Grand Europa Resort, mes më të mirëve në Shqipëri / Fiton vlerësim prestigjioz në TEA Awards 2026

Turizmi në Velipojë ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në nivel kombëtar. Velipoja Grand Europa Resort është renditur ndër resortet dhe eksperiencat turistike më të mira në Shqipëri, duke u vlerësuar me vendin e tretë në kategorinë “TEA’s Experience Award” në ceremoninë prestigjioze TEA Awards 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, e cila e cilëson këtë çmim si një konfirmim të cilësisë së lartë që ofron resorti dhe të vlerësimit që ai gëzon nga vizitorët.

Ky sukses e vendos Velipoja Grand Europa Resort në mesin e destinacioneve më të preferuara turistike në vend, duke e bërë një nga emrat më të spikatur të turizmit shqiptar në vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara, resorti ka qenë ndër më të kërkuarit dhe më të vlerësuarit në platformën TEA App gjatë periudhës 2024–2026.

I njohur për pozicionin pranë vijës bregdetare, standardet e akomodimit dhe mikpritjen, Velipoja Grand Europa Resort, vazhdon të tërheqë turistë nga Shqipëria dhe jashtë saj, duke kontribuar në promovimin e Velipojës si një nga destinacionet kryesore verore të vendit.

Vlerësimi në TEA Awards 2026 konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për resortin, por edhe për turizmin e Velipojës, që po fiton gjithnjë e më shumë reputacion në hartën turistike shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks