I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar.

Sipas burimeve për Report Tv, 28-vjeçari ka qenë duke ngjitur vinçin dhe ai është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona ndërkohë që vijojnë hetime. Nën hetim është vënë edhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu