Ballina Kronike Shkodër/ Kanabisi gati për shitje pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari, sekuestrohen 1.5 kg...

Shkodër/ Kanabisi gati për shitje pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari, sekuestrohen 1.5 kg drogë

Një 28-vjeçar, i identifikuar si Erdis Zeneli  është arrestuar në Shkodër në kuadër të një operacioni antidrogë.

Ai dyshohet se posedonte kanabis të ndarë në doza dhe të gatshëm për shitje, kryesisht në afërsi të shkollave.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së të arrestuarit u sekuestruan rreth 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, si dhe peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum, një celular dhe automjeti.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 28-vjeçari e siguronte lëndën narkotike me qëllim shitjen e saj, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks