Drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, Saimir Rrustemi, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të efektivit Enea Mekolli, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me kolegët e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rrustemi ngre shqetësimin për presionin e vazhdueshëm me të cilin përballen punonjësit e policisë, duke theksuar sakrificat, stresin dhe mungesën e kohës për familjen që shoqëron këtë profesion.
Statusi i plote:
U shtua dhe nje tjeter yll! Besoj jeni te kenaqur,,,, ju qe s’lini moment punonjesish policie pa kapur me aparatet tuaj celular,,,, Ju qe mezi prisni te suleni si çakej mbi çdo punonjes qe perpiqet te beje detyren e tij mire apo keq😔. Nuk mjafton fakti qe punojme orar pa orar, qe s’kemi kurre nje dite pushim, qe durojme stresin e perditshem te punes, qe s’jemi ne gjendje te kujdesemi as per familjet tona. Nuk mjafton as te mbajme mbi supe shpifjet, perbuzjet e talljet tuaja! Duhet te na merrni dhe jeten! Kjo eshte shoqeria jone! Edhe ne njesoj si ju jemi, pjese e juaja, nuk jemi as me te zgjuar, as me te forte e as me trima, por ama nje gje e kemi me shume se ju, kurajon! Sot u shtua dhe nje yll. Une sot jam Enea! InshaAllah Zoti kujdeset per ty vellai yne!






