Ballina Kronike Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Laç, vetëm dëme materiale!...

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Laç, vetëm dëme materiale! Nuk dihen shkaqet

Një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një dyqani në Laç ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit sot ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks