Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël”, në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det dhe, për pasojë, është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






