Ballina Aktualitet Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër për shkak të një defekti elektrik...

Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër për shkak të një defekti elektrik në godinën e Bashkisë

Mbledhja e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës është shtyrë me urgjencë për shkak të një problemi tekniko-elektrik në godinën e bashkisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar, ku sqarohet se defekti në sistemin elektrik – i evidentuar nga strukturat përgjegjëse – ka pamundësuar përdorimin e pajisjeve të nevojshme teknike për mbarëvajtjen e seancës.
Strukturat e bashkisë bëjnë me dije se do të njoftojnë në vijim për datën dhe orën e re se kur do të mblidhet Këshilli Bashkiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks