Ballina Politike Tronditje në kampin socialist, Marjana Koçeku shpall largimin nga PS/ “Prej...

Tronditje në kampin socialist, Marjana Koçeku shpall largimin nga PS/ “Prej sot jam deputete e pavarun”!

Deputetja e Qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se nga sot do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Koçeku u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si përfaqësuese e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.  Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur vendimin e saj, duke theksuar se idealet dhe vlerat personale mbeten të pandryshuara.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Socialiste lidhur me largimin e deputetes. Vendimi i Koçekut pritet të ndikojë në pozicionimin e saj politik në Kuvend, ku tashmë do të përfaqësohet si deputete e pavarur. Vendimi vjen në një moment kur vendi po përballet me një valë protestash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks