Ballina Aktualitet Tragjedi/ Biznesmeni 35-vjeçar nga Puka ndahet papritur nga jeta, pak ditë pasi...

Tragjedi/ Biznesmeni 35-vjeçar nga Puka ndahet papritur nga jeta, pak ditë pasi u bë pjesë e Forbes

Arlend Gjoni, sipërmarrësi me origjinë nga Berisha e Pukës, është ndarë papritur nga jeta në moshën 35-vjeçare. Sipas informacioneve të bëra publike, ai ka pësuar një problem të papritur shëndetësor, duke humbur jetën në një moshë shumë të re.

Lajmi i trishtë vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij ishte bërë pjesë e mediave ndërkombëtare. Forbes Middle East kishte publikuar një artikull për karrierën e Gjonit në teknologji, inovacion dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë.

I njohur nga rrethi i tij i afërt edhe si Ledi, Gjoni e ndërtoi karrierën përmes sipërmarrjes dhe investimeve në teknologji. Prej disa vitesh jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani që fokusohej në përdorimin e inteligjencës artificiale, të dhënave biologjike dhe informacionit gjenetik.

Puna e tij kishte në fokus zhvillimin e teknologjive që mund të ndihmonin në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore. Qasja synonte ta orientonte mjekësinë drejt parandalimit, përmes analizës së të dhënave dhe krijimit të zgjidhjeve më të personalizuara për pacientët. Në projektet ku ishte përfshirë, teknologjia shihej si një mundësi për zbulimin më të hershëm të sëmundjeve si diabeti, problemet kardiovaskulare dhe disa lloje të kancerit.

Pikërisht kjo e bën edhe më të dhimbshme ndarjen e tij nga jeta. Në një kohë kur ai po punonte për projekte që synonin të përmirësonin cilësinë dhe jetëgjatësinë e jetës, rrugëtimi i tij u ndërpre papritur, në moshën 35-vjeçare. Ndarja e Arlend Gjonit nga jeta ka shkaktuar tronditje te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Puka humbet një prej të rinjve të saj që kishte arritur të ndërtonte një karrierë të spikatur në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks