Situata e biznesit të vogël në Shkodër vijon të mbetet sfiduese. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) për Shkodrën, Albert Tuka, shprehet se faktorët kryesorë që po ndikojnë negativisht në aktivitetin e bizneseve janë dobësimi i fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rritja e barrës fiskale.
“Edhe pse sezoni turistik sjell një rritje të përkohshme të punësimit, ai nuk mjafton për të zbutur nivelin e lartë të papunësisë që karakterizon qytetin”, tha Albert Tuka, kryetari i BSPSH për Shkodrën.
Një tjetër çështje që kane ngritur sindikatat ne Shkodër lidhet me kërkesën për rritjen e pensionit minimal.
Numri i bizneseve të vogla në qytet ka pësuar një rënie të ndjeshme. Aktualisht ushtrojnë aktivitet rreth 2.800 biznese, ndërsa disa vite më parë ky numër arrinte në afro 4.500.






