🚨 Mos fluturoni në rrugë! Shpejtësia vret.
Në kulmin e trafikut, në aksin rrugor Milot–Laç, një drejtues automjeti u evidentua duke qarkulluar me 212 km/h, duke krijuar rrezik potencial për ngjarje të rënda rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndërhynë menjëherë, e ndaluan drejtuesin e mjetit dhe e ndëshkuan me masë administrative 400.000 lekë të rinj, si dhe me zbritjen e 12 pikëve nga leja e drejtimit.
Kontrollet me mjetet inteligjente Poliscan vijojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë dhe vendosin në rrezik jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Mos fluturoni në rrugë! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve. Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.






