Edhe pse sulmi është sprapsur, grupi i hakerave financuar nga Irani për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, vijon të publikojë të dhëna sensitive të marra nga sistemet e goditura.

Sot grupi “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat e sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.

Siç duket edhe ne foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, ndërsa nisur edhe nga fotot e publikuara sëfundmi, duket se ndryshimi është i dukshëm.

Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022 dhe prej atëhere ka nisur “telenovela” në lidhje me fatin e tij. Policia dhe prokuroria nuk japin asnjë detaj në lidhje me faktin se çfarë ka ndodhur me të.

ABC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu