Ballina Aktualitet Thethi izolohet nga dëbora, trashësia arrin në një metër

Thethi izolohet nga dëbora, trashësia arrin në një metër

Bllokimi i rrugës nga Qafa e Thorës deri në Theth, për shkak të mungesës së pastrimit të dëborës, ka izoluar këtë pikë turistike të njohur, duke sjellë pasoja të rënda për turizmin dhe komunitetin lokal. Pamjet e ardhura nga banorët e Thethit tregojnë situatën kritike, ku trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm. Prej 3 ditesh, lëvizja është e mundur vetëm për mjete të larta, ndërsa për makinat e zakonshme është e pamundur.

Borepastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës, por më pas janë larguar, duke lënë pjesën tjetër të rrugës të bllokuar. Kjo situatë ka shkaktuar anulime të shumta të rezervimeve për festimet e Krishtlindjes, duke dëmtuar operatorët turistikë dhe bizneset lokale që mbështeten tek turistët në këtë periudhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks