Një takim i rëndësishëm është zhvilluar me strukturat e grupseksionit 4/2 të Partisë Demokratike në Shkodër, ku në fokus ka qenë riorganizimi dhe forcimi i angazhimit politik në terren.
Sipas njoftimit të bërë nga kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, gjatë mbledhjes u vendos edhe drejtimi i ri i grupseksionit 4/2.
Statusi i plote:
Sot u zhvillua një takim shumë i rëndësishëm me strukturat e grupseksionit 4/2, së bashku me drejtuesin e Departamentit “Brain Gain”, Tedi Kopliku, sekretarin politik Besnik Kastrati dhe grupin e punës: Emin, Astrit, Benjamin, Genti, Shkëlzeni, Ridvani etj.
Gjatë këtij takimi u zgjodh drejtues i grupseksionit Diamant Gjyshja një djalë i ri, plot energji dhe me kontribute të vazhdueshme që nga Forumi Rinor, si dhe me një traditë të vyer familjare.
Gjithashtu, u diskutua për protestën e 8 majit, ku nga Shkodra synojmë një pjesëmarrje sa më masive.
Punojmë së bashku për më shumë angazhim dhe përfaqësim dinjitoz!✌️






