Ballina Politike Deputetja Koçeku: Të bëhen investime në infrastrukturën rrugore në zonat turistike në...

Deputetja Koçeku: Të bëhen investime në infrastrukturën rrugore në zonat turistike në Shkodër, lehtësi fiskale për agroturizmat

Deputetja e PS Marjana Koçeku foli në Kuvend për kërkesat e banorëve të Shkodrës, të cilët kanë kërkuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore, për disa segmente që lidhin fshatrat turistikë me njëri-tjetrin.“Gjatë javës vizitova Gurin e Zi, një zonë e Shkodër ku ndërthuren pasuritë natyrore, historike dhe kulturore. Kjo zonë është përballur me një emigracion, por nuk i ka humbur shpirti prodhues e potenciali. Janë bërë disa përmirësime në infrastrukturë, por ka një segment specifik që e kanë kërkuar banorët. Është rruga që lidh Rragamin dhe digën e Gjocit, është rrugë që lidh shumë fshatra turistike. Ka dhe nisma për krijimin e agroturizmave, këto nisma vijnë nga të rinj e emigrantë të kthyer nga diaspora. Këto investime krijojnë punësime, rigjallërojnë zonën që prej vitesh ka qenë e braktisur.Këtu lind një detyrim i qartë për shtetin, na duhet angazhim më i madh për të ofruar lehtësime fiskale për agroturizmat. Investime serioze në infrastrukturë rrugore. Aq e rëndësishme është dhe thjeshtësimi i procedurave administrative dhe ulja e barrës burokratike”, tha Koçeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks