Ballina Kronike SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle në disa ambiente,...

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle në disa ambiente, një polic i shoqëruar

SPAK

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtimeve në call centera në Tiranë.

Sipas informacioneve operacioni është zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet franceze, në afërsi të rrugës “Sami Frashëri”. Gjatë këtij operacioni është shoqëruar një punonjës policie, ndërsa deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti. Mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.

Në kërkim jane shpallur pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks