Sot është ‘Dita Botërore pa Duhan’. Miliona qytetarë në mbarë botën vuajnë nga varësia e duhanit dhe rrjedhimisht edhe nga pasojat shëndetësore që sjell ky ves. Përmes një reagimi, Instituti i Shëndetit Publik shkruan se kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi. ISHP shkruan gjithashtu se zinxhirët e varësisë mund të thyhen dhe përfitimet për ata që lënë duhanin janë thuajse të menjëhershme në shëndetin e popullatës.
Reagimi i Institutit të Shëndetit Publik:
Sot është #DitaBotërorePaDuhan
Kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi.
Sheqernat, aromatizuesit dhe agjentët freskues e maskojnë ashpërsinë e nikotinës, në mënyrë që të pini më shumë duhan dhe të bëheni më shpejt të varur prej saj.
Por zinxhirët e varësisë mund të thyhen. Dhe përfitimet ndihen pothuajse menjëherë:
Brenda 20 minutash, rrahjet e zemrës ulen
Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet
Brenda 1 viti, rreziku i sëmundjeve të zemrës përgjysmohet
Hidhni hapin tjetër, thyeni varësinë.
#DitaBotërorePaDuhan






