Ballina Sociale Plan Kombëtar 10-vjeçar për burimet njerëzore në shëndetësi, dyfishim i pagës për...

Plan Kombëtar 10-vjeçar për burimet njerëzore në shëndetësi, dyfishim i pagës për 400 mjekë të urgjencës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nisur punën për hartimin e një plani kombëtar 10-vjeçar për burimet njerëzore në shëndetësi.

Kjo është konfirmuar nga ministrja Klodiana Spahiu gjatë prezantimit të buxhetit 2027 për dikasterin që drejton.

Ajo ka theksuar se asnjë reformë në shëndetësi nuk mund të realizohet pa njerëzit që e bëjnë këtë sistem të funksionojë çdo ditë, pasi “mjekët, infermierët, teknikët dhe i gjithë personeli shëndetësor janë faktori më i rëndësishëm i cilësisë dhe sigurisë së pacientit”.

Ky plan do të ndihmojë MSHMS të identifikojmë nevojat për personel sipas specialiteteve, të planifikojmë specializimet, të përmirësojmë shpërndarjen territoriale dhe të krijojmë politika për tërheqjen dhe mbajtjen e profesionistëve në sistemin publik.

Në buxhetin e vitit 2027 është parashikuar një tjetër rritje pagash për rreth 400 mjekë të urgjencës.

Për këtë janë përfshirë 300 milionë lekë shtesë për dyfishimin e pagesës së shërbimit të rojës për rreth 400 mjekë të urgjencës.

Kjo është një kërkesë e kahershme dhe një vlerësim konkret për mjekët që përballen çdo ditë me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Me buxhetin 2027 është parashikuar edhe një financim për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, me një fond prej 578 milionë lekësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks