Drejtori i ri i OSKSH-së, Rajoni Veriut, Edmond Ndou, ka zhvilluar një takim prezantues me drejtuesit e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në të gjithë rajonin, i cili përfshin bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kukës, Kurbin, Has dhe Tropojë. Takimi shërbeu si një mundësi për njohjen me drejtuesit vendorë, si dhe për të diskutuar mbi detyrat dhe përgjegjësitë institucionale, nevojat e profesionistëve të shëndetit dhe masat e nevojshme për përmirësimin e organizimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Statusi i plote:
Bashkëpunim dhe angazhim për një kujdes shëndetësor më cilësor.
Në cilësinë e drejtorit të ri të OSKSH-së, Rajoni Veriut, zhvillova një takim prezantues me drejtorët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në të gjithë rajonin, që përfshin bashkitë Shkoder, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kukës,Kurbin, Has dhe Tropojë. Përtej prezantimit dhe njohjes me drejtuesit e njësive vendore, takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi detyrat dhe përgjegjësitë institucionale, nevojat e profesionistëve të shëndetit, si dhe ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e organizimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Prioriteti ynë i përbashkët është forcimi i bashkëpunimit, mbështetja e profesionistëve të shëndetit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve, me fokus te qytetari dhe lehtësimi i barrës për pacientët. Besoj se komunikimi i hapur, koordinimi dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi për të identifikuar problematikat, për të gjetur zgjidhje konkrete dhe për të ndërtuar një shërbim shëndetësor më efikas, më të aksesueshëm dhe më pranë nevojave të qytetarëve.






