Ballina Kronike Skandal në drejtësi? Dyshime se janë manipuluar shortet në gjykata e prokurori....

Skandal në drejtësi? Dyshime se janë manipuluar shortet në gjykata e prokurori. SPAK nis hetimet, gati …

Burime të rezervuara bëjnë me dije se po verifikohen informacione që ngrenë dyshime për manipulimin e sistemit të shortit elektronik në disa gjykata dhe prokurori të vendit.

Sipas këtyre burimeve, organet hetimore kanë indicie se në raste të caktuara dosje të rëndësishme mund t’u jenë caktuar prokurorëve ose gjyqtarëve të përzgjedhur paraprakisht, përmes ndërhyrjeve të mundshme në procesin e shortit. Dyshimet fokusohen te roli që mund të kenë pasur drejtues institucionesh, në bashkëpunim me punonjës të sektorit të teknologjisë së informacionit, nëse provohet se kanë ndikuar në funksionimin e sistemit.

Burimet pretendojnë se, në pamje të parë, procedura e shortit rezulton e rregullt, por në praktikë çështje të caktuara mund t’u kenë kaluar personave me lidhje apo raporte të afërta me drejtues të institucioneve.

Nëse këto dyshime do të konfirmohen nga hetimet, ato do të përbënin një goditje serioze për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, pasi do të cenonin parimin e shpërndarjes së rastësishme të çështjeve dhe pavarësinë e procesit.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këto pretendime, ndërsa hetimet dhe verifikimet pritet të përcaktojnë nëse ka pasur manipulime apo shkelje të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks