Situata shqetësuese me mbetjet në disa zona të Shkodrës, bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve e bizneseve të mos depozitojnë inerte e mbetje vend e pa vend.

📍Gjatë mbrëmjes së kaluar, firma e pastrimit e kontraktuar nga Bashkia Shkodër ka kryer pastrimin e mbetjeve urbane dhe atyre inerte në sheshin përpara ish shkollës Veterinare në lagjen “Kiras”.

Janë tonelata mbetjesh të larguara, kryesisht inerte që depozitohen në mënyrë të papërgjegjshme nga individ të caktuar, edhe pse në atë zonë shërbimi i pastrimit kryhet çdo ditë sipas grafikut të miratuar.

Ju bëjmë thirrje banorëve dhe bizneseve që të tregohen të përgjegjshëm me mjedisin, të mos depozitojnë inerte, mbetjet ti hedhin në kazanë dhe jo në tokë. Duke qënë se situata po bëhet e përsëritur, do të jemi të detyruar të marrim masa administrative, pasi një gjendje e tillë është e patolerueshme.

🔺Nevojitet kontributi i të gjithëve për një mjedis të pastër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu