Shqipëria pritet që të ketë një mungesë me rreth 100 mijë ton misër vitin e ardhshëm. Kjo
për shkak të çmimit të krizës globale si shkak i luftës në Ukrainë. Pasojat do të ndihen në treg pasi do të kemi më pak nënprodukte të misrit ose më shumë krerë bagëtish që do të theren për të plotësuar nevojat vendase. Edhe nëse arrihet që vendi ynë të sigurojë 100 mijë ton që mungon, në 2023 çmimi do të jetë rreth 40% më shumë thonë drejtues të Qendrës të Teknologjisë Bujqësore në Shkodër.
Qeverisë shqiptare i është bërë një kërkesë që ashtu si për grurin, vitin e ardhshëm të ketë një subvencionim të plotë për farërat e misrit. Përveç rritjes së çmimit, një tjetër shqetësim është se Shqipëria nuk e prodhon farën e misrit dhe të gjitha importohen nga jashtë.
Në Shkodër u zhvillua dita fushore e misrit ndërsa në bazën eksperimentale të Qendrës së Teknologjisë Bujqësore janë vendosur 68 hibride që kanë qenë pjesë e tregut të farërave në pranverën e këtij viti me qëllim vlerësimin e tyre.