Ballina Aktualitet Reshjet e shiut gjatë natës në Shkodër, rënie gurësh në akset rrugore

Reshjet e shiut gjatë natës në Shkodër, rënie gurësh në akset rrugore

Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme pas reshjeve të shiut me intensitet mesatar të regjistruara gjatë natës. Deri në orët e mëngjesit, nga pesë bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.

Sipas monitorimit të kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut, ndërsa nuk janë konstatuar problematika në veprat ujore.

Ndërkohë, në akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, gjatë natës janë evidentuar rënie gurësh dhe depozitime materialesh inerte në trupin e rrugës. Firmat kontraktore të mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në terren, duke bërë të mundur pastrimin e tyre.

Aktualisht, qarkullimi në të gjitha këto akse rrugore vijon normalisht dhe pa pengesa.

Prefektura e Qarkut Shkodër bën me dije se monitorimi i situatës vijon në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin në kohë ndaj çdo situate problematike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks